Petkoviq thotë se Kurti mori mesazh të qartë nga amerikanët duke mos i bërë ftesë për 31 janar

PUBLIKUAR

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se mungesa e ftesës për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në takimin e ambasadës së SHBA-së më 31 janar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe “është mesazhi më i qartë që askush nuk i kupton ata që shkelin dhe shkatërrojnë marrëveshjet”.

“Duke mos ftuar në diskutim për formimin e Asociacionit, Kurti mori mesazhin më të qartë deri më tani se askush nuk ka mirëkuptim për ata që shkelin dhe shkatërrojnë marrëveshjet. Kurti në fyerjen e tij nuk e ka vërejtur se si po hidhej, pra ai së pari thotë se nuk ka hierarki marrëveshjesh, por renditje kronologjike, duke dhënë kështu një argument kyç për formimin e Asociacionit, e cila është e lidhur me gjashtë pikat e para të Marrëveshjes së Brukselit”, thotë Petkoviq, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Petkoviq tha se Kurti e di shumë mirë se për Asociacionin është rënë dakord para dhjetë vitesh, kështu që, sipas tij, kjo është dashur të përmbushet shumë kohë më parë

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...