Petkoviq: Kurti personalisht e ka futur në listën e arrestimeve djalin dhe vëllanë e Vuçiqit

PUBLIKUAR

Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti personalisht ka përpiluar një listë për arrestimin e familjes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit dhe serbëve nga Kosova, ndërsa, siç shtoi ai, Vuçiq nuk e ka prekur kurrë familjen e askujt.

“Lista për arrestimin e serbëve më të dukshëm dhe anëtarëve të familjes së ngushtë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilën e ka publikuar Armend Muja, zyrtar i lartë i Vetëvendosjes, është hartuar personalisht nga Albin Kurti, dhe këtë e dinë mirë të gjithë në Prishtinë dhe në bashkësinë ndërkombëtare, siç e di edhe Vuçiqi, kur dikush harton një listë për të arrestuar serbët vetëm pse kanë mbiemër dhe mbiemër serb, kur në të janë vëllai dhe djali i presidentit Vuçiq, është e qartë se me kë kemi të bëjmë dhe këtë e di shumë mirë edhe vetë Vuçiqi”, tha Petkoviq, shkruan kosovo-online, transmeton Klan Kosova.

Ai ka theksuar se presidenti i Serbisë nuk prek familjen e askujt dhe se do të dijë t’i mbrojë serbët e Kosovës.

“Për dallim nga Kurti që do të donte ta arrestonte të gjithë familjen Vuçiq, presidenti ynë nuk dëshiron të merret me familjen e Albin Kurtit dhe as të prekë familjen e askujt, sepse familja është e shenjtë, nuk preket dhe këtë duhet ta mësojë Albin Kurti. Por prandaj nga ana tjetër, Vuçiq do ta dijë dhe do të mund ta mbrojë popullin serb në Kosovë”, përfundoi Petkoviq.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...