Pesë vendet e BE-së që dhanë më shumë leje qëndrimi për qytetarët nga Kosova gjatë vitit 2020, prin Gjermania

PUBLIKUAR

Gjermania, Kroacia, Sllovenia, Franca dhe Italia janë pesë shtetet që kanë dhënë më shumë leje qëndrimi për kosovarët gjatë vitit 2020.

Kjo është bërë e ditur sipas një grafiku të fundit të publikuar nga Eurostat.

Në total vendet e Bashkimit Evropian kanë lëshuar 31 mijë e 654 leje qëndrimi për qytetarët nga Kosova.

E para renditet Gjermania me 15 mijë e 895 leje qëndrimi të lëshuara, pas saj është Kroacia me 4 mijë e 488, e treta në listë është Sllovenia me 3 mijë e 904, e katërta renditet Franca me 1 mijë e 577 dhe e fundit është Italia me 1 mijë e 388, shkruan Telegrafi.

Sipas Eurostat, në vitin 2020, Polonia dha 598.000 nga 2.2 milionë lejet e qëndrimit për herë të parë të dhëna në BE për qytetarët jo-BE (26%). Polonia u pasua nga Gjermania (313 000, ose 14%) dhe Spanja (312 000, ose 14%). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...