Pesë anëtarë të familjes Salihu nga fshati Zabërgjë i Klinës, dy herë brenda një muaji janë helmuar nga kontaminimi i ujit të bunarit nga ujërat e zeza.
Ata kanë qëndruar në Infektivin e Prishtinës nga janë kthyer pak ditë më parë.
Derisa herën e parë nuk është alarmuar për këtë rast, herën e dytë kryefamiljari kishte vendosur t’i njoftonte institucionet komunale, të cilat i kanë njoftuar edhe ato rajonale e qendrore, ku kanë dalë në terren dhe kanë konfirmuar se uji i bunarit ishte i kontaminuar nga ujërat e zeza.
Kryefamiljari Sahit Salihu nga fshati Zabërgjë ka thënë se brenda 2 muajsh ai, gruaja dhe 3 fëmijët e tyre janë helmuar dhe kanë qëndruar disa ditë në Infektivin e Prishtinës. /Koha Ditore/