Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, ndalohen dy persona

PUBLIKUAR

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje në Republikën e Kosovës, ndërsa dy të dyshuar lidhur me këto raste janë dërguar në mbajtje.

Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës (PK), ku thuhet se tre të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë, këto raste kanë ndodhur në Jug të Mitrovicës, Fushë Kosovës, Gjakovë, Ferizaj dhe në Han të Elezit.

Në raport thuhet se në pesë raste është ushtruar dhunë nga bashkëshortët ndaj grave, në një rast thuhet se vjehrra e ka sulmuar viktimën femër me mjet të drurit dhe në një rast bëhet e ditur se babai ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...