Pesë persona të lënduar në aksidentin në Torinë, bllokohet rruga

PUBLIKUAR

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot në fshatin Torinë të Lipjanit rreth orës 13:25, raporton Gazeta Express.

Në këtë aksident janë përfshirë 3 vetura kurse pesë persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi duke shtuar se si pasojë e aksidentit është bllokuar momentalisht rruga Lipjan-Magure.

“Rreth orës 13:25 kemi pranuar informatën se në fsh. Torinë në rrugën Lipjan – Magure, ka ndodh një aksident trafiku me lëndime. Policia ka dal në vend-ngjarje, në aksident janë të përfshira tri vetura, deri tani pesë persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Për momentin rruga Lipjan – Magure është e bllokuar”, ka thënë Krasniqi.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...