Pesë gra viktima të dhunës në familje për 24 orë, arrestohen katër burra

PUBLIKUAR

Përgjatë 24 orëve të fundit, pesë gra kanë qenë viktima të dhunës në familje. Katër burra janë arrestuar nga policia, ndërkaq tre prej tyre janë dërguar në mbajtje, derisa njëri është liruar në procedurë të rregullt, raporton Express

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Lipjan.

Si pasojë e dhunës fizike nga bashkëshorti, dy gra nga Lipjani kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në të dyja rastet, të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

“Lipjan, 24.10.2021 – 12:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.

“Lipjan, 24.10.2021 – 12:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur pasditen e së dielës në Fushë Kosovë.

I dyshuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima në këtë rast nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me urdhër të prokurorit, pas intervistimit janë liruar palët dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë, 24.10.2021 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

Një burrë nga Dragashi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës dhe bashkëshortes.

Si pasojë e lëndimeve të marra, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

“Dragash, 24.10.2021 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...