Pesë ditë nga zhdukja e 23 vjeçarit nga Lipjani, familja në kërkim të tij

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...
Nga data 12 tetor, nuk dihet asgjë për fatin e 23 vjeçarit nga Komuna e Lipjanit.

Shqipdon Aliu, doli nga Gadimja e Lipjanit, doli nga shtëpia dhe më nuk është kthyer më, derisa familjarët dhe policia janë në kërkim të tij.

Indeksonline ka kontaktuar familjarët e tij, derisa thonë se nuk kanë ende asnjë informacion rreth vendndodhjes apo fatit të Shqipdonit.

“S’ka asgjë të re, bashkë me policinë jemi në kërkim dhe në pritje. Po presim edhe nga qytetarët që të na ndihmojnë nëse e kanë parë a din diçka”, ka thënë një i afërm i tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës nepërmjet zëdhënëses për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Me datën 14 tetor rreth orës 17:00 në stacionin policor në Lipjan është raportuar për një person të zhdukur. Njësitet përkatëse policore në koordinim me Prokurorinë janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Familjarët lusin të gjithë ata që dijnë informacione për vendodhjen e 23 vjeçarit, të lajmërohen në këta numra të telefonit, ose tek Policia e Kosovës:

045 855 325 dhe 049 155 625.

SHIKO MË SHUMË

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...