Më 19 maj Real Madrid do të humbiste 2-0 kundër Real Betisit në ndeshjen e fundit të LaLiga Santander në një ngjarje që supozohej ti jepej edhe lamtumira në stadiumin “Santiago Bernabeu” për Gareth Bale, por Zinedine Zidane zgjodhi që mos ti jepte atij asnjë minutë në fushë
Mos loja e Bale nën urdhrat e ri të francezit nuk është diçka e re, pasi që ai nuk ka luajtur që nga 28 prill, pra që nga xhiro 35.
Katërdhjetë e pesë ditë kanë kaluar që nga atëherë dhe Madridi ende nuk e ka përdorur numrin 11, por as nuk ka pasur oferta për ta shitur atë. Të hënën e ardhshme, lojtarët do të rikthehen në Valdebebas për tu grumbulluar në parasezonale para se të udhëton si skuadër në Kanada të martën.
Pozicioni për të gjitha palët ishte i qartë para pushimeve.
“Ajo çfarë kam thënë këtë vikend është e qartë”, tha Zidane pas ndeshjes në Anoeta të xhiros 37-të.
“Ne do të shohim çfarë të bëjmë javën e ardhshme dhe çfarë do të bëjmë vitin e ardhshëm”.
Prej që është rikthyer në Bernabeu më 11, trajneri disa herë ka dërguar disa mesazhe që tregonin se Bale nuk është në planet e tij dhe është e qartë që ai nuk llogaritë në uelsianin.
Pritje, shumë pritje
Bale ka muaj që nuk ka folur për veten e tij, por mesazhet nga kampi i tij janë shpjeguar nga agjenti i tij, Jonathan Barnett.
“Bale ka kontratë deri më 2022 dhe është në dispozicion të Zidane”, ka thënë ai të martën.
“Bale nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi dhe ai do të jetë gati javën e ardhshme për ndeshjet parasezonale”.
Strategjia e Barnet është e qartë: Nëse Madridi e dëshiron Bale të larguar ata duhet ti bëjnë gjërat që të lëvizin nga vendi. Bale, nga ana e tij nuk është i interesuar shumë për këtë gjë dhe se ai është i lumtur nëse mbetet në Madrid.
Los Blancos kanë nevojë që të shesin për të akomoduar prurjet e reja-si në skuadër ashtu edhe në aspektin financiar dhe shitja e sulmuesit është një mënyrë për të rikuperuar shumën e parave kështu që ata duhet të mendojnë për këtë.
Mirëpo, ditët po ecin dhe nuk ka ndonjë shenjë të largimit të lojtarit, e cila po e shqetëson klubin pasi që afati i transferëve në Premier Ligë do të mbyllet më 8 gusht. /GazetaExpress/


