Pesë befasi të pakëndshme të cilat mund t’i prisni në shtatzëni

PUBLIKUAR

Gjatë shtatzënisë trupi ndryshon mjaft, mirëpo pos rritjes së sisëve, shkuarjes së shpeshtë në tualet dhe ndjenjës së vazhdueshme e urisë, ja edhe çfarë mund të prisni në shtatzëni…

MJEKRA
Nga fundi i shtatzënisë është e mundshme të shfaqet mjekra e cila nuk do të zhduket edhe pasi që hormonet të kthehen në gjendjen normale, transmeton Telegrafi.

2. NDRYSHIM I FORMËS SË HUNDËS
Muajt e fundit të shtatzënisë është më se e mundshme që të vëreni që hunda ju është pak më ndryshe seç e keni pasur. Nuk keni nevojë të brengoseni, ky ndryshim nuk është i përhershëm!

3. NDRYSHIMET NË LËKURË
Shfaqja e puçrrave dhe piklave është plotësisht normale, mirëpo kur ato shfaqen nën sqetull dhe përreth qafës, mund të shkaktojnë ndjenja shumë të pakëndshme.

4. VENAT
Për shkak të gjendjes në të cilën ndodheni, është e mundshme që t’ju shfaqen venat. Kryesisht shfaqen në lakesat e gjunjëve apo në stomak dhe nuk janë fare përvojë e këndshme.

5. SHPUTAT E KËMBËVE DO T’JU BËHEN MË TË MËDHA
Po qe se shputat tuaja janë të vogla, nuk do të keni problem, mirëpo nëse keni mbathur këpucë me numër të mëdhenj, mund t’ju shkaktojnë mjaft nervozizëm. Këto befasi vetëm do t’ju përgatisin për të njohur personin më të rëndësishëm në jetën tuaj. Vetëm atëherë do të fillojnë sfidat e vërteta! /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...