Trajneri i Nantes, Claudio Ranieri ka thënës e do të ishte shumë e bukur që ai të drejtonte Kombëtaren italiane
Claudio Ranieri është një nga kandidat që mund të drejtojë Kombëtaren e Italisë, pas largimit të Giampiero Venturas, i cili dështoi ta dërgonte vendin e tij ën Kupën e Botës.
Italiani thotë se kjo do të ishte diçka shumë e bukur, por thotë se për këtë vendos presidenti i skuadrës franceze.
“Për momentin jam trajner i Nantes”, tha fillimisht Ranieri për Domenica Sportiva.
“Do të diçka speciale dhe e bukur nëse më kërkohet ta drejtojë vendin tim. Është krenari, por për këtë ju duhet ta pyesni presidentin e Nantes, jo mua”, tha në fund.
Sipas mediave italiane, favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Italisë është trajneri i madh, Carlo Ancelotti. /Express/


