Përurohet shtatorja e Heroit të Kombit, Ismet Asllani në Lipjan

PUBLIKUAR

Në Ditën e Çlirimit të Komunës së Lipjanit në parkun e qytetit në Lipjan është mbajtur akademi përkujtimore për dëshmorët e kësaj komune, ku me këtë rast është bërë zbulimi i shtatores së Heroit të Kombit, Ismet Asllani.

“Sot natyrshëm jemi tubuar në shënimin e kësaj dite të dëshmorëve të komunës sonë të nderojmë dëshmorët se si sot e përherë do të nderohen dëshmorët sepse ata faktuan me gjakun e tyre lirinë e vendit tonë. Ky përvjetor në Lipjan shënohet në kalendarin e ngjarjeve të veçanta në komunën tonë sepse sot në nderim të dëshmorëve do të përurohet shtatorja e Ismet Asllanit”, tha Ahmeti.

“Jemi të vetëdijshëm qe deri më sot ne përsëri i mbetemi borxh dhe asnjëherë nuk do të lejojmë vetën të vetëkënaqemi me punën tonë, kemi arrit të jetësojmë idealet e Ismetit, vëllezërve të tij, gjithë dëshmorëve andaj uroj që ky vend dhe kjo shoqëri përsëri në mesin e saj të lind burra si Ismeti dhe dëshmorët e tjerë”, shtoi Ahmeti.

“Ndihem mirë që sot jetësuam premtimin e dhënë për të vendosur shtatorën e heroit të Kosovës Ismet Asllani-Prapashtica në respekt të jetës e veprës së tijë. Lipjani qyteti ynë i bukur, qytetarët tonë ndihen të nderuar dhe krenar që më në fund i hapëm rrugë sot e tutje në parkun e qytetit do të kemi nder e do të na nderoj për jetë e mot shtatorja e Heroit Ismet Asllani Prapashtica” Lavdi Ismet Asllani – Prapashtica”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

“U fol shumë sot për Ismetin por më së miri flasin veprat e tij, flet historia për të, flet kjo shtatore sot në Lipjan. Sot me Ismetin krenar është familja, krenar nga varri janë vëllezërit e tij, krenar është djali i tij Albani dhe krenar me të është Gollaku, Lipjani dhe gjithë Kosova”, tha Asllani.


SHIKO MË SHUMË

Gjendet dhe konfiskohet një pistoletë me gaz me 41 fishekë në Lipjan

Policia e Kosovës njofton se gjatë një kontrolli në shtëpinë e një të dyshuari...

Shukri Buja i bën thirrje PDK-se qe ta marrin Fatmri Limajn ne parti

Ish-kryetari i Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka kërkuar publikisht që Fatmir...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy viktimat një femër kosovare dhe një mashkull kosovar...