Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtorë sot në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor 2020/2021 kanë bërë përurimin e shkollës fillore të mesme të ulët “Drita” në fshatin Rubovc.
Në këtë rast kryetari Ahmeti ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e fshatit Rubovc për objetkin e ri shkollor, duke theksuar se janë të rralla momentet kur përurohen objekte të tilla që kanë jetëgjatësi dhe që themelet e tyre duhet të brumosen me dijen e nxënësve.
“Unë jamë shumë i lumtur që kemi arrit sot të bëjmë hapjen e kësaj shkolle të re. Është ditë e veçantë, ditë gëzimi për të gjithë banorët e Rubovcit, por edhe për ne, që po përurojmë këtë objekt kaq të nevojshëm dhe për të cilin kanë pritur gjatë banorët e këtij fshati”, tha kryetari Ahmeti.
Kreu lipjanas u ka uruar shëndet të gjithë nxënësve dhe tha se ky objekt i ri i plotëson kriteret e nevojshme për të vazhduar punën edhe në këto rrethana të reja, jo të zakonshme të përballjes me pandeminë Covid 19.
Drejtori i SHFMU “Drita” në Rubovc, Ekrem Murati tha se kjo ngjarje është shumë e veçantë dhe se sot po e gëzojnë këtë tempull diturije falë angazhimit dhe përkushtimit të kryetarit, Imri Ahmeti.
Banorët e këtij fshati janë shprehur të kënaqur dhe falënderues ndaj komunës për ndërtimin e këtij objekti shkollor duke thënë se me krijimin e kushteve do të ketë edhe cilësi më të mirë në mësimnxënie për gjeneratat që do vijnë në vijim.
Ky projekt është investim i Komunës së Lipjanit.






