Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti me bashkëpunëtor, të premten kanë bërë përurimin e shkollës fillore të mesme të ulët në fshatin Bujari.
Në këtë rast kryetari Ahmeti ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e Bujarisë për obejtkin e ri shkollor, duke theksuar se Komuna e Lipjanit është përkushtuar që lëmin e arsimit ta ketë prioritet me qëllim të krijimit të hapësirave më moderne për nxënës në mënyrë që të kenë një edukim cilësor dhe të kenë kushte sa më të mira për mësimdhënie e mësimnxënie.
“Uroj nga ky objekt shkollor të dalin kuadra të reja të cilët mundë të jenë konkurent jo vetëm në tregun vendor por edhe në atë ndërkombëtarë”, ka theksuar Kryetari Ahmeti, njofton Komuna. Njëkohësisht i pari i Lipjanit premtoi që shumë shpejt do të rregullohet jo vetëm infrsatruktura në oborrin e shkollës por do të ndërtohet edhe fusha e sportit në mënyrë që nxënësit dhe të rinjët e këtij venbanimi të kenë mundësinë ti zhvillojnë aktivitetet rekrative sportive.
Ndërsa, qytetarët e këtij venbanimi së bashku me përsonelin arsimor të shkollës ka ndarë mirënjohe për Kryetarin Imri Ahmeti për kontributin e dhënë në ndërtimin e këtij objekti shkollor.
Në fund të këtij solemniteti nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle kanë prezantuar një program të pasur kulturo artistik.
Përurohet shkolla fillore në Bujari
PUBLIKUAR


