Përurohet segmenti i parë deri në Lipjan, autostradës “Arbën Xhaferi”

PUBLIKUAR

Është bërë përurimi i kryqëzimit të autostradave “Ibrahim Rugova” e “Arbën Xhaferi”. Në këtë ceremoni po marrin pjesë gati i gjithë kabineti qeveritar i prirë nga kryeministri Isa Mustafa ,i cili me këtë rast e përsëriti se zhvillimi ekonomik mbetet prioriteti i qeverisë së tij. Ai tha se do të vazhdojnë me ndërtimin e autostradës për Gjilan më pas për Podujevë si dhe ndërtimin e rrugës së Mitrovicës.

I pranishëm është edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ai tha se kjo është një vepër e madhe që do t’i lidh gjithë shqiptarët dhe popujt tjerë. Ai tha se nuk do të ketë forcë që do të ndalojë ndërtimin e Kosovës ndërsa falënderoi edhe të gjithë ndërkombëtarët. Kurse ambasadori amerikan tha se investimet e tilla janë ndërtimi i së ardhmes për Kosovën, dhe zhvillimin ekonomik të saj,njofton  Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...