Përurohet pllaka përkujtimore në shtëpinë e Ibrahim Gashit, ku gjatë viteve 1991-98 u zhvillua mësimi

PUBLIKUAR

Është përuruar pllaka përkujtimore në shtëpinë e familjes së Ibrahim Gashit, i cili gjatë viteve 1991-1998 zhvilloi mësimin në shtëpinë e tij për nxënësit e asaj kohe.

Të pranishëm në këtë përurim ishin kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Kurti u shpreh mirënjohës për kontributin e Ibrahim Gashit në zhvillimin e arsimit në kohën e paraluftës, njofton Klankosova.tv

“Ibrahim Gashi me veprën dhe jetën e tij ka dhënë si rrallëkush, andaj ne jemi përjetë mirënjohës dhe falënderues. E di që ka ndërruar jetë një vit përpara shpalljes së pavarësisë, por e di që gjithë jetën e tij e ka pasur për liri, pavarësi e bashkim. Prandaj ky moment është shumë i veçantë jo vetëm për familjen e tij por për gjithë ne, për gjithë ne që e kemi njohur, por edhe për të gjithë, pasi sot i gëzojnë frytet e kontributit të tij.”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq Nagavci tha se ndodhen aty për të shprehur respektin dhe falënderimin e tyre për kontributin e Ibrahim Gashit.

“Jemi këtu për me e shpreh respektin dhe falënderimin tonë. S’e kemi pasur lehtë me vendosë për shtëpinë se janë me mijëra familje, por jo rastësisht kemi ardhur këtu për kontributin e vazhdueshëm të zotëri Ibrahim Gashi dhe të gjithë qytetarët që kanë prishur rehatinë e tyre ku dhomat e gjumit e te prijtjes i kanë kthyer në klasa për të mbajtur gjallë arsimin”, ka thënë Nagavci.

Në fund Kurti ndau edhe një mirënjohje për familjen e Gashit.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...