Përurohet ndërtesa e re të Bibliotekës dhe Arkivës në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti së bashku me Christof Stock, Shef i Sektorit të Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zv ministri i MAPL-së Bajram Gecaj të mërkurën kanë përuruar ndërtesën e re të Bibliotekës dhe Arkivës në qytetin e Lipjanit.
Në këtë rast kryetari Ahmeti, ka thënë se me këtë objekt qytetarët e Lipjanit do të kenë rastin të shërbehen jo vetëm me dokumentacionin e arkivës por edhe me ambiente të përshtatshme për bibliotekën e qytetit ku mundë të shfrytëzohet nga të gjitha gjeneratat. Kreu Lipjanas gjithashtu u shpreh mirënjohës dhe falenderues Komisionit Evropian për financimin e këtij objekti.
Christof Stock, është shprehur i kënaqur që Bashkimi Evropian ka pasur mundësi të kontribuoj në financimin e këtij objekti me parimet më moderne.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...