Përurohet Fabrika e Konstruksioneve të Çelikut në Ferizaj, punësohen disa Lipjanas

PUBLIKUAR

Presidenti i AKR-së dhe njëherësh themelusi i Mabetex, Behgjet Pacolli, drejtues të kompanisë Mabetex dhe shumë personalitete të tjera të rëndësishme morën sot pjesë në përurimin e fabrikës së Konstruksioneve të Çelikut, pranë fabrikës IMK në Ferizaj.

Pacolli në këtë përurim tha se MABETEX ka filluar në vitin ’91 kur bota ishte në një udhkryq dhe nuk dihej kah shkonin rrugët.

“Me vullnet të madh, mund, shpresë, guxim, ne ia filluam sfidës jo të lehtë. Dhe sot pas 25 viteve ne ia kemi dal. Është e vërtetë që MABETEX-i është kompani globale dhe këtë vit nuk do të shenohet vetëm ky vit jubilar por do të ketë një manifestim këtu në Kosovë për këtë vit dhe aty do të kemi mundësi t’i ftojmë miqtë tanë dhe t’i tregojmë sfidat jo të lehta”, tha ai.

Pacolli tha se në Kosovë është vështirë të vendosësh dhe të investosh sepse sipas tij fuqia blerëse nuk kthehet çdo herë me të mirë të investimit.

Koordinatori i degës së AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli ka shkruar në llogarinë e tij në facebook se përfitues nga kjo fabrikë janë edhe disa banorë të Lipjanit ku tashmë veç se kanë filluar punën.

“Investitor i kësaj fabrike është grupi Mabetex i cila ka investuar një shumë mbi 20 milion Euro.Përfitues nga kjo fabrikë janë edhe disa banorë të Lipjanit ku tashmë veç se kanë filluar punën. Urime Kosovë, Urime Lipjan!”, pohon Pacolli.img_2738img_2724img_2737img_2739img_2736img_2723

img_2756

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...