Sot është bërë hapja e çerdhës së re të qytetit, një kopsht dhe një çerdhe e re është lajmi më i mirë në këtë kohë pandemie, ka shkruar Kryetari Ahmeti.
“Një çerdhe e re me standarde të larta dhe kushte moderne do të jetë në shërbim të fëmijëve tanë.
Çerdhja ka kapacitet për 200 fëmijë, e që gjatë kohës së pandemisë do të punoj me kapacitete të reduktuara dhe të përballueshme për të gjithë prindërit, në mënyrë që të iu ofrojmë mundësitë e barabarta në edukimin e fëmijëve të tyre”, thotë Ahmeti.
“Janë bërë të gjitha përgatitjet e kërkuara për fillimin e punës së çerdhës. Uroj që këtë çerdhe ta gëzojnë me gjenerata”, ka shtuar ai. /LipjaniNews/







