Peru i jep fund ecurisë së Brazilit prej 17 ndeshjeve pa disfatë

PUBLIKUAR

Luis Abram ishte heroi i Perusë në ndeshjen hakmarrëse kundër Brazilit, të cilën Peruja e fitoi me rezultat 1:0, pas disfatës që pësoi në Kupën e Amerikës.

Kombëtarja e Brazilit e fitoi titullin e nëntë të Kupës së Amerikës, duke e mposhtur me rezultat 3:1 Perunë në finalen që u zhvillua pikërisht në Brazil, gjatë muajit korrik, transmeton Gazeta Express.

Por, goli i mbrojtësit Abram me kokë, në minutën e 85-të të ndeshjes, bëri që Peru ta mposhtë Brazilin në Los Angeles, të martën, përderisa ia shkaktoi Brazilit disfatën e parë që prej Kupës së Botës 2018.

Neymari e nisi ndeshjen në stol, përderisa Tite i bëri katër ndryshime në formacionin e tij të parë gna ai që kishte luajtur në barazimin 2:2 kundër Kolumbisë. David Neres, Eder Miliato dhe Allan luajtën në vend të Dani Alves, Thiago Silvas dhe Arthurit.

Pikërisht kur ndeshja dukej se do të përfundonte baras, një harkim i mirë nga Yoshimar Yotun, nga një goditje e lirë, e gjeti në një pozitë të mirë Abramin, i cili e mposhti portierin Ederson dhe e shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Që kur kishin humbur kundër Belgjikës në çerekfinale të Kupës së Botës vitin e kaluar, Brazili kishte shkuar 17 ndeshje radhazi pa disfatë. Megjithatë, ecuria e tyre mbresëlënëse mori fund kundër Perusë.

Por, Brazili do të kthehet sërish në fushën e blertë në tetor për një ndeshje miqësore kundër Tajlandës në Singapor dhe një tjetër ndeshje që nuk është caktuar ende. Ndërkohë, Peru do të përballet me Uruguain. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...