Persona të maskuar sulmojnë dy gazetarë në Veri

PUBLIKUAR

Dy gazetarë kosovarë janë sulmuar në Veri, nga persona të maskuar.

Sipas raportimit të kolegëve të Kallxo.com, (Video) dy gazetarë të këtij mediumi janë sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollë teknike në Mitrovicën e Veriut.

Makina me të cilën po udhëtonin, producenti Valdet Salihu dhe gazetarja Shkodrane Dakaj janë sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut.

Në raportim thuhet se vetura e këtij mediumi ku ishin brenda dy gazetarët, është sulmuar nga grupi i personave të maskuar.

Gjithashtu në drejtim të veturës janë hedhur mjete të forta dhe është goditur nga këta persona. Megjithatë gazetarët kanë arritur që të shpëtojnë pa lëndime fizike nga ky sulm.

Nga mbrëmë Mitrovica e Veriut është në tensione pas vendosjes së pjesëtarëve të policisë në këtë zonë.

Mbrëmë rreth orës 23:00 në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...