Përqafime dhe “twerk” para fansave, Dafina dhe Ledri së bashku në një skenë (Video)

PUBLIKUAR

Po rikthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit, apo ende janë miq.

Bëhet fjalë për dyshen e skenës sonë muzikore, Ledri Vulën dhe Dafina Zeqirin, të cilën para disa vitesh ishin ndër çiftet më të përfolura të rubrikave rozë të mediave shqiptare.

Ata kanë folur ka kohë të gjatë, por duket se kanë vendosur që t’i nxehin marrëdhëniet e tyre pasi që kanë arritur një ‘armëpushim’.

Dyshja kanë qenë së bashku në një koncert të përbashkët në qytetin shqiptar të Malit të Zi, Ulqin, ku kanë performuar para publikut dhe fansave të tyre.

Në videot e publikuara shihet teksa Dafina i bën ‘twerk’ Ledrit, që ka elektrizuar gjithë të pranishmit në koncert.

Gjithashtu në fund të performancës dy këngëtarët kanë përqafuar njëri-tjetrin, pasi Ledri i fshin djersët asaj.

Ndryshe, dyshja është duke punuar ndaras në projekte të ndryshme muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

 

SHIKO MË SHUMË

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...