“Përplasje titanësh” në Euro 2016

PUBLIKUAR

Europiani i Francës do të shohë të humbasë një nga skuadrat pretendente që në raundin e 1/8 të finaleve.

Humbja e Spanjës ndaj Kroacisë bëri ajo së bashku me Italinë, Francën e Gjermanisë të jenë në të njëjtën anë të tabelës së shortit të kësaj faze.

Fati deshi që Italia dhe Spanja, finalistet e 2012 të vihen përballë njëra-tjetrës edhe në këtë edicion të evropianit, por këtë radhë në 1/8 e finaleve, ndeshje që do të luhet të hënën në St.Denis.

Në çerekfinale, fituesja e kësaj sfide do të përballet me atë të Gjermanisë dhe një prej skuadrave të vendeve të tretë që me shumë gjasa do të jetë Sllovakia. Ndërsa në gjysmëfinale Italia, Spanja ose Gjermania do të ketë një takim me Francën ose Anglinë.

Ndërsa në krahun tjetër të kësaj pasqyre janë vendosur skuadra që kanë më pak emër si Zvicra, Polonia, apo Kroacia, të cilat duke parë përplasjen mes titanëve në anën tjetër do të kërkojnë të shfrytëzojnë këtë mundësi për të shkuar sa më larg në Euro 2016.

/ Top Channel

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...