Përplasje mes Nedës dhe Rozanës pas pyetjes për mbiemrin e ish-bashkëshortit: “Ka mbaruar Big-u”

PUBLIKUAR

Mbrëmjen e djeshme, Neda Balluku ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” për të folur rreth divorcit të saj me ish-partnerin Ogren Balluku, pas 15 vitesh bashkëjetese, si dhe për botimin e librit të saj “I dashur, ti je trap”.

Neda ishte ulur krah Rozana Radit, me të cilën pati përplasje të forta gjatë “BBV”, ku Rozana ishte konkurrente, ndërsa Neda opinioniste, dhe dukshëm kishte hatërmbetje mes tyre.

“Libri del kur divorci bëhet publik, është një rastësi?” – e pyeti Rozana Neden, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj:
“Nga ty e pres këtë pyetje, por sigurisht që është tërësisht rastësi, sepse nuk bëhen shaka me gjërat e jetës. Unë di ta ndaj shumë mirë punën time publike dhe situatat e mia familjare.”

Më tej, Rozana e pyeti Neden se si e menaxhon dashurinë në ekran, kur dashuria e saj po përballet me dyert e gjykatës, ndërkohë që është autore e një programi dashurie si “Përputhen”, ku ‘mëson’ rininë si të dashurohet.

“Ti t’i thuash një gruaje që sapo ka humbur një dashuri të vetën të madhe, se si do shkosh t’ua mësosh të rinjve, nuk është ok” – tha Neda, pasi u shpreh se nuk është detyra e autoreve të mësojnë të rinjtë si të dashurojnë, por janë ata që i tregojnë publikut si dashuron brezi i ri.

“Duke qenë se nuk e keni ‘sapo humbur’, por thatë që kemi disa vite që jemi ndarë, nuk qëndron kjo që thatë” – ia ktheu Rozi.

Më tej, një tjetër pyetje që Rozi i bëri Nedes ishte:
“Pamë kopertinën e librit tuaj dhe ju mbanit mbiemrin e ish-bashkëshortit. Do vazhdoni ta mbani mbiemrin e ti.j?”

“Unë mendoj që është një linjë shumë e hollë ndërmjet të ndarit biseda shumë të rëndësishme dhe llafe grash, edhe pyetja jote që sapo bëre është pak llafe grash” – tha Neda duke qeshur në mënyrë ironike.

Rozana: “Jo, mbiemri nuk është llafe grash.”
Neda: “Ka mbaruar Big-u, Rozana.”
Rozana: “Nëse nuk mund të përgjigjesh, thuaj thjesht ‘nuk di’ ose ‘nuk mund të përgjigjem’.”

Pas transmetimit të intervistës, reagimet në rrjete sociale nuk munguan. Pjesë e madhe e publikut e komentoi qëndrimin e Neda Ballukut si arrogant dhe përçmues, duke vënë në dukje mënyrën ironike dhe tonin e saj gjatë përballjes me Rozanën

SHIKO MË SHUMË

Nisin xhirimet e filmit të parë horror në Kosovë

Filmi ndërkombëtar “The Sixth”, i zhanrit horror, po xhirohet në Kosovë dhe synon të...

‘Sot kalova një sfidë tjetër’, Anisa shfaqet nga spitali

Këngëtarja dhe ish-banore e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, ka ndarë një...

Leonard Gashi publikon këngën e re “Ex”, fansat dyshojnë se ia ka dedikuar Leles

Këngëtari i njohur, Leonard Gashi ka publikuar sot projektin e tij më të ri...