Përmirësohet gjendja e aktivistit të VV-së i sulmuar mbrëmë

PUBLIKUAR

Pas sulmit të mbrëmshëm ndaj aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Agron Kabashi gjendje e tij shëndetësore është mirë dhe tani ai është në shtëpinë e tij, ka treguar për Insajderin, Shkodran Hoti, zyrtar për media në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Gjendja e tij shëndetësore është mirë dhe ai është në shtëpinë e tij”, ka thënë Hoti për Insajderin.

“Ai është goditur me shufra metalike, me ç’rast kishte marr edhe lëndime trupore ku menjëherë është dërguar në Qendrën Emergjente të QKUK-së”, thuhet sipas njoftimit të mbrëmshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje sulmin ndaj aktivistit të saj e ka quajtur sulm që ka motive politike.

“Këta persona e kanë kërcënuar aktivistin Kabashi dhe i kanë thënë që të mos e shoqërojë më asnjëherë Molliqajn, gjë që tregon se sulmi ka motive politike dhe është sulm ndaj Sekretarit Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në njoftimin e VV. /Insajderi.com

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...