Përmes një letre publike modelja Jessica Kadiu pranon se ka qenë në lidhje me Robertin: Ndodhi pasi ai u nda nga Nora, nuk ia prisha familjen

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...

E bën me shkumë dhe i hedh ujë nga vaska – Egla Ceno shpërthen ndaj Meriton Mjekiqit

Po vazhdon akoma përplasja në mes të Meriton Mjekiqit dhe Egla Cenos. Banorët e Big...

Prej kohësh përflitej për një lidhje të mundshme të këngëtarit Robert Berisha me një modele të njohur shqiptare.

E modelja e përfolur për këtë lidhje ishte Jessica Kadiu, e cila të martën e 25 shkurtit ka vendosur që përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në InstaStory, ta konfirmojë lidhjen e shumëpërfolur me këngëtarin, e cila mesa duket tashmë ka përfunduar.

Ajo ka shkruar se është e vërtetë që ishte në lidhje me Robertin dhe se nuk e parasheh si krim ta fsheh një gjë të tillë.

Foto: Jessica Kadiu/InstaStory

“Po, është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishën. Nuk e kuptoj pse gjërat duhet fshehur thua se po bëjmë krim. Personalisht mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekrete. Jam totalisht dakord që lidhjen të mbahet private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban sekret. Njerëzit gjithnjë do të paragjykojnë dhe të kërkojnë dikë për të fajësuar. Është diçka që nuk mund të ndalet. Fytyrat publike harrojnë që edhe ata janë njerëz, kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si çdo kush tjetër. Ne kemi një jetë për të jetuar. E nesërmja nuk na premtohet, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta jam gabim për këtë por nuk më bëhet vonë. Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Robert, të falënderoj shumë për gjithçka që me kë dhënë këtë vit që shkoi, dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. Ky stil jete shkatërron shumë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të jetës. Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne mund të jemi bashkë përsëri. Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri dëshiroj më të mirën për ty. Të dua tani dhe përgjithmonë”, shkroi modelja Kadiu në InstaStory.

E njëjta madje ka publikuar edhe një fotografi me këngëtarin, në mbishkrimin e së cilës shkruan “Ti do të jesh gjithmonë miku im më i mirë”.

Foto: Jessica Kadiu/InstaStory

Më pas, ajo publikoi edhe një shkrim tjetër ku shpjegonte se gjithçka mes tyre kishte nisur pasi ai ishte ndarë nga gruaja e tij.

Foto: Jessica Kadiu/InstaStory

“Doja të doja të bëja të qartë një gjë përpara se të ketë vend për më shumë gjykim: Unë nuk prisha një martesë. Unë nuk kam prishur një familje. Marrëdhënia ime me Robertin filloi pasi ai dhe ish-gruaja e tij i dhanë fund martesës së tyre. Jam rritur nga një familje e bukur që ka moral dhe respekt dhe më kanë mësuar të drejtën nga gabimi. Kështu që para se të gjithë të gjykoni, mbani mend se kjo është e gjitha një situatë, mbase askush nga ju nuk do ta kuptojë ndonjëherë dhe kjo është në rregull, por unë po ju kërkoj të gjithëve të mendoni para se të flisni dhe të bëni akuza të rreme”, shkroi tutje ajo.

Robert Berisha përndryshe kishte njoftuar në gusht të vitit të kaluar për ndarjen e tij nga ish-bashkëshortja, këngëtarja Nora Istrefi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E bën me shkumë dhe i hedh ujë nga vaska – Egla Ceno shpërthen ndaj Meriton Mjekiqit

Po vazhdon akoma përplasja në mes të Meriton Mjekiqit dhe Egla Cenos. Banorët e Big...

“Një flutur e vogël po vjen”, Kiara dhe Luizi publikojnë imazhe nga festa e ‘baby shower’ për fëmijën e tyre të parë në ardhje

Në botën e shoubizit shqiptar ndodhin ngjarje që tërheqin vëmendjen e publikut, dhe së...

A do largohen Romeo dhe Heidi nga shtëpia?

Në Prime-n e djeshëm të Big Brother Albania, nuk mungoi tema e ndarjes së...