Përmbushet edhe një rekomandim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

PUBLIKUAR

Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunimin me Ministrinë e Administratës Publike, ka mbajtur sot konferencë për media me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Ministrit të Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar dhe Avokatit të Popullit z. Hilmi Jashari, lidhur me sigurimin e hapësirave të punës për Institucionin e Avokatit të Popullit. Me këtë rast palët konsideruan se ky memorandum kontribuon pozitivisht në funksionimin e Institucionit të Avokatit të Popullit. Me nënshkrimin e  këtij memorandumi u plotësua edhe një kusht për liberalizimin e vizave gjë që dëshmon përkushtimin e Republikës së Kosovës ndaj çështjes së mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut. Përmes memorandumit palët u dakorduan që hapësirat ekzistuese në ndërtesën e ish-Bankës së Lubjanës, do të ofrohen për akomodimin e Institucionit të Avokatit të Popullit. Pas ceremonisë së nënshkrimit, ministri i MAP, z. Mahir Yagcilar, përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, z.Samuel Zhbogar, avokati i popullit z.Hilmi Jashari si dhe zëvendësministri i Integrimit Evropian z.Ramadan Ilazi, ju drejtuan mediave me nga një fjalë rasti. /LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...