Një tollovi e madhe njerëzish është bërë për të paguar testet për të marrë lejen e vozitjes. E këto tollovi nuk janë të rralla.
Të gjithë qytetarët që duan të marrin patentë shoferin, po thonë se pritjet janë shumë të gjata.
Në pritje e në grumbull nganjëherë shkaktohen edhe incidente.
Madje të hënën pati përleshje mes disa qytetarëve.
Për të mbajtur rendin u deshtë intervenimi i policisë.
Zëdhënësja e këtij institucioni për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Klan Kosovën se rast për këtë përleshje nuk u hap, megjithatë policia ndihmoi në mbajtjen e rendit dhe qetësisë.


