Përleshja përfundon me plagosje në Ferizaj

PUBLIKUAR

Një zënkë ndërmjet dy personave në Ferizaj nuk përfundoi mirë.

Që të përfundojë zënka në mes këtyre dy qytetarëve u desh që të plagosej njëri prej pjesëmarrësve në zënkë, i moshës 28 vjeçare,  ka konfirmuar Majori i Policisë Basri Shabani.

“Para gjysmë ore në Emergjencën e spitalit ka ardhur një person i lënduar me arme zjarri të cilit i është dhënë ndihma e parë. Gjendja e përgjithshme e tij ka qenë stabile dhe është udhëzuar për ne QKUK në Prishtine. Pacineti dyshohet se ka pasur një plumb në abdomen” ka thène mjeku kujdestar Sefedin Fazliu, mjeku kujdestar i emergjencës.

Shabani ka thënë se si pretekst i kësaj ngjarje sipas informatave është një zënkë e mëhershme e cila ka ndodhur mes tyre në Angli.

“Pas intervenimit të efektivave të policisë një nga akterët është arrestuar ndërsa kërkohet edhe një tjetër i cili dyshohet se ka qenë i involvuar në këtë rast, e që për momentin gjendet në arrati” tha Shabani Bëhet e ditur se i dëmtuari është nga fshati Brod i komunës së Shtërpcës ndërsa pala tjetër nga fshati Firajë, e që ishin miqësi në mes veti, shkruan ferizajpress.com

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...