Përlahen mes vete ish ushtari i UÇK-së dhe ish polici i Serbisë (Foto)

PUBLIKUAR

Ushtari i UÇK-së, Ali Gashi ka debatuar nga distanca me ish pjestarin e policisë serbe, Millosh Tomic, i cili gjatë luftës ka operuar në rajonin e Klinës.

Duket se Milloshi, që nga paslufta jeton diku në Serbi, është ndjerë i pafuqishëm kur ka parë se autoritetet kosovare ndaluan trenin serb të hynte në Kosovë, prandaj ka fyer ish ushtarin e UÇK-së, duke thënë se “do vie dita kur ai do kthehet sërish në Kosovë dhe se po atë ditë do ta vras ish ushtarin”.

Por kësaj gjuhe fyese, Ali Gashi nga Klina i është përgjigjur qetësisht duke i treguar se ka qenë ai dhe shokët e tij që që gjatë luftës kanë sulmuar shpesh stacionet e policisë. Gashi, bashkëluftetar i Mujë Krasniqit, e ka ftuar Milloshin që të vijë në Kosovë sepse, sic ka thënë, do ta pres sërish; madje kësaj here edhe më i fortë, shkruan Magazina.al

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...