Ndeshja potencialisht vendimtare në rrugëtimin e Liverpoolit drejt titullit të Premierligës, kundër Evertonit, do të zhvillohet në Goodison Park, pasi që Grupi Këshillues për Siguri i Këshillit të Liverpoolit ka vendosur ka vlerësuar se nuk ka mjaftueshëm rrezik për ta zhvendosur atë në ndonjë qytet tjetër.
Tani që Premierliga po i afrohet kthimit, më 17 qershor, është diskutuar që disa ndeshje të zhvillohen në stadiume neutrale, në mënyrë që të mos lejohet grumbullimi i tifozëve jashtë stadiumeve, transmeton Gazeta Express.
Pas diskutimeve të vazhdueshme këtë javë, tani është vendosur që ndeshja të zhvillohet në Goodison Park më 21 qershor, siç ishte planifikuar, duke e hedhur poshtë kështu teorinë që ndeshja të zhvendoset në Southampton.
Liverpoolit gjithashtu i është aprovuar kërkesa për t’i zhvilluar edhe të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij sezoni në Anfield.
Liverpooli mund të shpallet kampion i Premierligës qysh në derbin e qytetit kundër Everonit, varësisht nga rezultati i ndeshjes që luhet paraprakisht mes Manchester Cityt dhe Arsenalit. /Gazeta Express/


