Përkujtohet mësuesi Ejup Uka (VIDEO)

PUBLIKUAR

Në Prishtinë po mbahet akademi përkujtimore me rastin e 53-vjetorit të vdekjes së mësuesit Ejup Uka, njofton Klan Kosova.

Këtë ceremoni e ka organizuar shoqata “Çamëria”.

Ejup Uka u kujtua këtë të hënë si një mësues i cili nuk u ndal deri në vdekje për të promovuar arsimin në gjuhën shqipe.

Uka punën si mësues e kishte nisur në shkollën “Dy dëshmorët” në Lipjan, po ashtu ai ka shërbyer si mësues në Magurë dhe Ribar.

Kryetari i shoqatës, Nexhmi Muqiqi tha se kësi personalitetesh që hapën dyert e dijes e u sakrifikuan duhet të kujtohen. Ndërkohë, ai bëri thirrje të gjithë shqiptarëve ta shfletojnë historinë dhe të dinë si rrodhën ngjarjet dhe kush ishin njerëzit që dhanë jetën për kauzën e çlirimit të Kosovës.

Ejup Uka ka qenë mësues i ndjekur vazhdimisht nga UDB dhe u burgos e vdiq nga torturat që s’u mbijetoi dot.

Kronikë nga Dafina Jegeni-Krasniqi

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...