Përkujtohent 16-Vjetori i rënjes heroike të 41 dëshmorëve të UÇK-së në Gorozhup të Pashtrikut

PUBLIKUAR

10384527_630508057074657_6066648394336505490_n

Shtime, 14 dhjetor 2014 – Me rastin e 16-vjetorit të rënies heroike të komandantit, Mujë Krasniqi, i njohur me emrin “Kapuçi” dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij në Gorozhup të Pashtrikut, sot u vendosën kurora me lule dhe u bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëvc në Polac të Skënderajt. Për të nderuar të rënët, sot ishte ish-ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, z. Fehmi Mujota, nënkryetari i Komunës së Shtimes, z. Fatmir Rashiti, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, z. Rrahman Jakupi, drejtorë e zyrtarë komunalë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve. Po ashtu, kurora me lule dhe homazhe u bënë pranë dëshmorëve në Belinc të Shtimes si dhe në Varrezat e Dëshmorëve në Kleçkë.
Në mëngjesin e hershëm dhe të acartë të 14 dhjetorit të vitit vitit 1998 kanë rënë në pritën e organizuar nga policia dhe ushtria serbe, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut, tetë dëshmorë të komunës së Shtimes: Kadri Ademaj, Fadil Rashiti, Arben Hyseni, Hafir Bajrami, Xheladin Xheladini, Ramadan Elshani, Afrim Musliu dhe Selim Selimi.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...