Përkrahësit për rrëzimin e Qeverisë Mustafa po shtohen

PUBLIKUAR

Deputetët e PDK-së, Shaip Muja, Shukri Buja, Nait Hasani si dhe deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi e përkrahin iniciativën e opozitës për rrëzimin e Qeverisë nëpërmjet mocionit të mosbesimit në Kuvend. Ata janë të bindur se Qeveria do të bjerë në maj ose në qershor, derisa zyrtarë të LDK-së thonë se mocioni do të dështojë

Përveç deputetëve të opozitës, iniciativës së “Nismës për Kosovën” për rrëzimin e Qeverisë nëpërmjet mocionit të mosbesimit në Kuvend po i bashkohen edhe deputetët e koalicionit qeverisës si dhe deputetë të pavarur. Përveç dy deputetëve të PDK-së, Shukri Bujës dhe Nait Hasanit, kërkesën për mocion mosbesimi e përkrah edhe bashkëpartiaku i tyre Shaip Muja, si dhe deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi. Ky i fundit ka pranuar për gazetën “Zëri” se e përkrah iniciativën për rrëzimin e Qeverisë.

“Unë mendoj që e kemi situatën e njëjtë sikur mandatin e kaluar. Pikërisht për arsye të njëjtë ka ndodhur mocioni në vitin 2014 për mosthemelimin e ushtrisë. Të njëjtën situatë e kemi edhe tash, edhe muaji i njëjtë, procedura e njëjtë, arsyet e njëjta. Unë mendoj që këtë mocion do ta mbështesin edhe deputetët e koalicionit dhe i njëjti do të kalojë”, ka deklaruar Kelmendi.

Sipas Kelmendit, shumë shpejt vendi do të shkojë në zgjedhje pasi që, siç tha ai, edhe partitë e koalicionit kanë filluar fushatat parazgjedhore.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...