Përkrahës i ushtrisë së Kosovës dhe me njohuri mbi Rusinë, kush është Komandanti i ri i Komandës Amerikane në Evropë

PUBLIKUAR

I lindur në Gjermaninë Perëndimore gjatë luftës së ftohtë dhe i shkolluar në Universitetin prestigjioz Princeton në SHBA, Christopher Cavoli, është emëruar nga presidenti Joe Biden, si komandant i Komandës Amerikane në Evropë në kohën e invazionit rus në Ukrainë, konfliktit më të madh në kontinentin evropian pas Luftës së Dytë Botërore, shkruan Gazeta Express.

Cavoli ka diplomë master në Yale University, në Studimet ruse dhe të Evropës Lindore.

Gjenerali amerikan Cavoli ka qenë pjesë e organizimit të stërvitjes më të madhe amerikane “Defender-Europe 21” që u zhvillua në disa shtete vitin e kaluar përfshirë edhe Kosovën.

Cavoli ka vizituar Kosovën gjatë muajit maj të vitit të kaluar kur kishte takuar ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj.

Ushtaraku amerikan kishte deklaruar se SHBA do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën dhe FSK-në në transformimin e saj në ushtri.

Ministri Armend Mehaj, Gjeneralmajor Christopher Cavoli dhe ish-Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama

Në vitin 1999, ai u bë shef i operacioneve të ardhshme për Divizionin e 10-të Malor si major dhe u vendos në Bosnje me Forcën Zbatuese, përpara se të shërbente si oficer i operacioneve të batalionit të këmbësorisë midis viteve 2000 dhe 2001.

Me gradën Gjeneralmajor, Cavoli do të drejtojë komandën amerikane në Evropë kurse paraprakisht ka komanduar komandën e kombinuar amerikane për Evropë dhe Afrikë.

Cavoli ka shërbyer edhe në luftën në Afganistan dhe ka komanduar Divizionin e parë të Blinduar dhe Divizionin e 25-të të Këmbësorisë.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...