Përkeqësohet gjendja e Balotellit

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli, është dëmtuar sërish në përpjekje që të rikthejë kondicionin gjatë programit të tij rikuperues.

Italiani ka bërë vetëm katër paraqitje për Rossonerët qëkur u kthye nga Liverpooli dhe nuk po luan qe një muaj për shkak të lëndimit.

Të hënën ai ka udhëtuar në Danimarkë për t’u kontrolluar te një specialist dhe gjasat janë të mëdha që t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.

“Stafi mjekësor i Milanit dhe ai i Liverpoolit së shpejti do të arrijnë marrëveshje se cilin trajtim do ta zgjedhin”, thuhet në një kumtesë të klubit italian.

Sipas njoftimeve nga mediat italiane, në rast të operacionit, ish-futbollisti i Interit dhe Manchester Cityt nuk do të mund të luajë së paku deri në janar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...