Ivan Perisic, mesfushori i Kroacisë, nuk e ka ndërmend të largohet nga Interi
Mesfushori kroat, Ivan Perisic është duke kaluar një periudhë të mirë te Interi. Është përfolur se ish anëtari i Wolfsburgut kërkohet nga disa skuadra, në mesin e të cilave është edhe Barcelona.
Por, Perisic u ka bërë me dije të gjithëve se nuk e ka ndërmend të largohet nga Interi, pasi ndihet i lumtur te Nerazzurrët, përcjell Express.
“Në Inter jam mirë, me të vërtetë është një klub i madh. Ata fituan Ligën e Kampionëve në vitin 2010. Unë shpresoj se këtë sezon mund të shkojmë edhe më të larta”, ka deklaruar ai për faqen zurtare të FIFA-së.
“Milano është një qytet i bukur, unë kurrë nuk kam jetuar në një vend të tillë të madh. E kam lënë Kroacinë 10 vjet më parë, por unë mendoj se qyteti më i bukur që kam jetuar ndonjëherë është vetëm Milano”, shtoi ai. /Express/


