Perisic drejt Premierligës, nesër kryen testet mjekësore në Londër

PUBLIKUAR

Ivan Perisic karrierën pritet që ta vazhdojë në Premierligë.

Ditë më parë, mediat angleze dhe ato italiane kanë raportuar për arritjen e marrëveshjes mes tij dhe Tottenham Hotspurit, transmeton Gazeta Express.

Perisic me Tottenhamin ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë dy-vjeçare.

33-vjeçari te skuadra e drejtuar nga Antonio Conte do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Interin skadon më 30 qershor.

“TuttoMercatoWeb” ka raportuar këtë të diel se kroati nesër do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Londër, para se t’i bashkohet edhe zyrtarisht Tottenhamit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...