Përgatitje për të festuar zgjedhjen e Thaçit president (Foto)

PUBLIKUAR

Edhe pse ende nuk dihet saktësisht se kur Kosova do të bëhet me president të ri, tashmë kanë nisur përgatitjet për të festuar zgjedhjen e kandidatit të vetëm për këtë post, Hashim Thaçit.

Një ngjarje e krijuar në Facebook, fton qytetarët që më datën 24 shkurt të festojnë për zgjedhjen e Thaçit president të Kosovës, transmeton Magazina.al

Ngjarja është krijuar sot nga faqja “Misioni i ri”, i cili ishte edhe sllogani i PDK-së në zgjedhjet e fundit dhe deri tani thirrjes ju kanë përgjigjur rreth 60 persona ndërsa janë ftuar mbi 700 të tjerë.

“Kosova do të ketë festë ditën kur të zgjidhet Presidenti i Republikës. Ju ftojmë ditën që zgjidhet Presidenti, të festojmë së bashku në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë”, thuhet në përshkrimin e ngjarjes.

SHIKO MË SHUMË

Fluks i madh në pikat kufitare, pritjet po zgjasin mbi dy orë e gjysmë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare,...

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...