Përfundon sezoni për Neymarin, braziliani do t’i nënshtrohet një operacioni

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain ka njoftuar zyrtarisht se Neymar do t’i nënshtrohet një operacioni pas lëndimit të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë, transmeton Gazeta Express.

Kjo do të thotë që sezoni aktual për sulmuesin brazilian ka përfunduar tashmë, pasi ai do të mungojë për së paku tre deri në katër muaj, transmeton Gazeta Express.

Stafi mjekësor i PSG-së ka rekomanduar këtë mënyrë veprimi për të parandaluar rrezikun e një përsëritjeje të lëndimit të tij në kyçin e këmbës të pësuar gjatë Kupës së Botës me Brazilin, i cili që atëherë e ka shqetësuar sulmuesin brazilian dhe pas konsultimit me ekspertë të shumtë, është konfirmuar si e nevojshëm operimi.

Operacioni do të bëhet në ditët në vijim dhe pritet një periudhë rikuperimi prej tre deri në katër muaj përpara se të mund të kthehet në stërvitje me ekipin parisien.

“Pas analizave të hollësishme nga specialistët, u mor vendimi për të operuar kyçin e këmbës së Neymar Jr. Operacioni do të kryhet në ditët në vijim në Brazil, nën mbikëqyrjen e departamentit mjekësor të klubit. Neymar Jr do të fillojë procesin e rehabilitimit në fund të javës në Brazil, nën mbikëqyrjen e departamentit mjekësor të Paris Saint-Germainit”, thuhet në njoftimin e klubit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...