Përfundon seanca e 16-të e kk-së, Drekon PDK-ja

PUBLIKUAR

Antarët e Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan, njëherit dhe këshilltaret komunal kanë shijuar dreken së bashku pas përfundimit të seancës së 16-të  në Lipjan

Ndërsa Komuna e Lipjanit njofton se, Vlora Limani – Hajnuni, kryesuese e kuvendit të Komunës. Pas aprovimit të rendit të ditës , Kryesuesja Hajnuni, ka vazhduar mbledhjen duke i dhënë fjalën Shkelzen Hajdinit, drejtor i Drejtoratit për Buxhet dhe Financa. Drejtori Hajdini, para këshilltarëve komunal ka elaboruar raportin e Buxhetit të Alokuar dhe Shpenzimi në Bazë të Burimit të Mjeteve të Kategorive Ekonomike dhe Programeve për tremujorin e parë të vitit 2015, po ashtu njëherit ka paraqitur edhe raportin tre mujor të të hyrave vetanake .

 Pas diskutimeve të shumta nga ana e këshilltarëve komunal lidhur me këtë, kjo pikë u aprovua me shumicë votash. Ndërsa drejtori i Drejtoratit për Administratë Fauz Xhemaili, ka prezantuar Propozim Rregulloren për Taksat Komunale, ku e njëjta u aprovua nga ana e këshilltarëve komunal. Gjithashtu, gjatë kësaj seance u aprovuan edhe pikat e tjera të rendit ditës si: propozim Rregullore për Ndarjen e Subvencioneve nga Buxheti i Komunës, Propozim Rregullore për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores për Bashkëpunimin e Komunës dhe Organizimin e fshatrave, Vendbanimeve dhe Lagjeve Urbane. Po ashtu në fund të kësaj seance u aprovua edhe Propozim Vendimi për Organizimin e Zgjedhjeve për Zgjedhjen e Këshillave dhe Kryetarëve të Këshillave të Lokaliteteve, thuhet në Njoftim. LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...