Ka përfunduar raundi i tretë i votimit për presidentin e Kosovës. Kandidatë ishin Hashim Thaçi dhe Rafet Rama, që të dy nga PDK.
Në raundin e parë të numërimit të votave, 27 vota ishin të pavlefshme, katër për Rafet Ramën, 50 për Hashim Thaçin. Një deputet nuk ka votuar.
Për dallim nga raundi i parë, është rritur numri i votave për Thaçin: 64 vota për të, dy për Rafet Ramën, 15 të pavlefshme.
Në dy raundet e para duheshin 2/3 e votave të deputetëve, pra 80, përderisa për të tretin duheshin 61 vota. Thaçi që në raundin e dytë e kishte të sigurt fitoren për raundin e tretë.
E, në të tretin, kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, njëkohësisht zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Kosovës, merr mbi 60 vota, të mjaftueshme për t’u emëruar këtë herë president i Kosovës. /Telegrafi/


