Përfundon protesta, kërkohet të ndalen produktet ilegale

PUBLIKUAR

p-euml-rfundon-protesta-k-euml-rkohet-t-euml-ndalen-produktet-ilegale_2_hd

(E plotësuar) Shoqata e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit kanë mbajtur sot protestën e tyre të tretë, pranë Qeverisë së Kosovës të cilët përsëri derdhën disa litra qumësht në oborrin e qeverisë.

Kryetari i përpunuesve të qumështit, Ramadan Memaj bëri të ditur dhe një herë se kërkesat e tyre janë heqja produktet që nuk kanë përmbajtje shtazore por kanë përmbajtje bimore, e shiten si produkte me përmbajtje shtazore, të mbrohet industria e qumështit nga konkurrenca jolojale dhe të hiqen nga tregu produktet e dyshimta.

Ndërsa, Agim Ramadani, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit tha se Qeveria e Kosovës duhet t’i rregullojë problematikat me të cilat prodhuesit po përballen, mos futjen e produkteve ilegale në shtetin e Kosovës.

Ai tha se ata janë duke prodhuar sasi dhe cilësi shumë të mirë. Në këtë protestë pjesëmarrës ishin rreth 200 prodhues dhe përpunues të qumështit./Telegrafi/.

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...