Përfundon protesta e serbëve në Rudarë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Pas gati dy orëve ka përfunduar protesta në fshatin Rudarë të Zvecanit e organizuar për të kundështuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën prej 100 për qind, nga ku u dërguan edhe mesazhe për arrestimet e sotshme për rastin Ivanoviq, shkruan Gazeta Express.

Qindra qytetarë u mblodhën edhe në Rudarë, nga ku u dërguan disa mesazhe për taksën dhe arrestimet e sotme në Mitrovicë të Veriut.

Para protestuesve folën kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq dhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq.

Rakiq tha se aksioni i policisë së Kosovës ka traumatizuar qytetarët serb, ndërkaq, ka kërkuar që të arrestuarit të lirohen menjëherë.

Në anën tjetër,Simiq është deklaruar se nuk kanë nevojë për qetësi dhe siguri kur nuk kanë bukë për të ngrënë, duke komentuar kështu taksën./Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/perfundon-protesta-e-serbeve-ne-rudare-598245/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...