Policia Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Hajradin Bajrami”, Lipjan në rrethana (ende) të panjohura ishte përfshirë nga zjarri një mjet pune – ekskavator pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar, thuhet në raport nga Policia Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin, thuhet tutje.


