Përfshihet nga zjarri fshati Sllovi i Lipjanit

PUBLIKUAR

Rreth 30 ari mal në fshatin Sllovij të Lipjanit janë përfshirë nga flakët thuhet në raportin policor.

Njësia policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga njësiti përkatës policor.

“Fsh. Sllovij, Lipjan 05.08.2017 – 16:00. Raportohet se në rreth 30 ari mal pronë shtetërore është përfshirë në zjarr. Njësia policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, njoftoi Policia, transmeton LipjaniNews/

Shkaku i temperaturave të larta edhe qyteti i Vushtrrisë është në alarm. Atje po digjen malet në fshatin Gojbulë dhe Begaj të Komunës së Vushtrrisë. Tymi i dendur i ka përfshirë edhe vendbanimet si dhe një pjesë të qytetit të Vushtrrisë.

Era që po fryen po e zgjeron edhe më shumë zjarrin ndërsa zjarrëfikësit kanë dalë në vendngjarje, ku pritoritet kanë mbrojtjen e shtëpive nga zjarri në fshatin Gojëbulë, ka thënë komandati i Brigadës së Zjarrfikësve në Vushtrri, Fadil Hyseni.

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...