Përforcimi i Real Madridit kalon testet mjekësore (Foto)

PUBLIKUAR

Vinícius Júnior, sulmuesi i ri i Flamengos, shumë shpejtë pritet të nënshkruar me Real Madridin

Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, Vinícius Júnior ka kaluar me sukses testet mjekësorë te Real Madridit.

Në fakt, Los Blancos kanë dërguar një mjekë në Rio de Janeiro për t’i bërë ekzaminimet mjekësorë sulmuesit të skuadrës braziliane, Flamengo.

Mjeku i ka dhënë dritën e gjelbër Real Madridit që të nënshkruaj me yllin e ri të Brazilit, përcjell Express.

Sipas AS, Reali gjatë këtyre ditëve pritet të finalizoj marrëveshjen me Flamengon për  17 vjeçarin. Thuhet se Reali di t’i paguaj klubit brazilian 45 milionë euro për Viníciusin.

Por, Vinícius nuk do të arrijë në Santiago Bernabeu deri në vitin 2018. Reali nuk dëshiron të rrezikoj që ta transferoj lojtarin gjatë këtij viti pasi mund të dënohen nga FIFA për transferim të lojtarëve të mitur. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...