Përfaqësues nëndegësh para selisë së LDK-së, kundërshtojnë votimin e Thaçit për president

PUBLIKUAR

Anëtarë nga gjashtë nëndegë të LDK-së të Kosovës janë mbledhur para selisë së LDK-së për të kundërshtuar votimin e Hashim Thaçit, president.

Edhe pse dera e selisë së LDK-së ishte e mbyllur ata nuk nguruan që ta paraqesin kërkesën e tyre për tu takuar me deputetë të LDK-së.

Për Telegrafin u prononcua Hazir Hoxha i cili ka ardhur nga komuna e Malishevës për të kërkuar përgjegjësi nga deputeti i LDK-së, Salih Morina.

“Si qytetar i komunës së Malishevës ndihem i tradhtuar, bile shumë rëndë sepse votën të cilën ai e kërkoi nga ne ishte me marrëveshje që kurrsesi mos të bashkëpunojnë me PDK-në”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se: “I bëj thirrje Salih Morinës dhe shokëve të tij që të kenë kujdes që në rast se tash e votojnë Hashim Thacin për president të mos vijnë në të ardhmen në Malishevë dhe rrethinë dhe të kërkojnë votën nga ne sepse përpos humbjes do të kthehen edhe të turpëruar sepse vetëm njëherë mund të tradhtosh”./Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...