Perezi e harron Ronaldon, thotë se Modrici përfaqëson vlerat dhe talentin e Real Madridit

PUBLIKUAR

Real Madridi u mblodh të martën në një darke Krishtlindjesh në Santiago Bernabeu, ku presidenti i klubit Florentino Perezi mbajti një fjalim duke e lartësuar fituesin e Topit të Artë të Los Blancos, Luka Modricin.

Duke e fituar këtë çmim, Modric e vazhdoi dominimin e Real Madridit në podiumin e Topit të Artë, pasi ky ishte viti i tretë që një lojtar madrilen e fiton atë, pas Cristiano Ronaldos – tani sulmues i Juventusit – i cili e fitoi atë në dy vitet e kaluara 2016 dhe 2017, transmeton Gazeta Express.

“Tashmë jemi të përqendruar në fitimin e Kupës së Botës për Klube”, tha Perez.

“Këta lojtarë tashmë janë pjesë e historisë dhe legjendës së Madridit”.

“Në mesin e tyre është edhe Luka Modrici, fituesi i Topit të Artë dhe Lojtari më i Mirë i FIFA-s, i cili e përfaqëson talentin dhe vlerat e Madridit”, shtoi ai.  /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...