Perez: Zidane dhe Ronaldo e dinë se Real Madridi gjithmonë do të jetë shtëpia e tyre

PUBLIKUAR

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se ndikimi i Cristiano Ronaldos dhe Zinedine Zidanit në klub kurrë nuk do të harrohen dhe se ata janë të vetëdijshëm se “Santiago Bernabeu” gjithmonë do të jetë shtëpia e tyre.

Gjatë një takimi me anëtarët e asamblesë të dielën, Perez i falënderojë Ronaldon dhe Zidanin për kontributin e dhënë për klubin ndër vite, transmeton Gazetas Expres.

“Cristiano është ndër figurat kyçe sepse ai është golashënuesi më i mirë në histori të klubit dhe pasardhës i denjë i Di Stefanos”, tha Perez.

“Ai është figurë kryesore dhe legjenda e tij do të tregohet nga një gjeneratë në tjetrën. Faleminderit Cristiano”, shtoi ai.

“Zidane është një tjetër referencë e jona e të gjitha kohërave. Si trajner, ai është futur në histori si njëri prej personave më të mëdhenj të Real Madridit. Ai është njëri prej legjendave tona dhe bashkë me Cristianon e dinë se kjo do të jetë gjithmonë shtëpia e tyre”, theksoi Perez. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...